2014-02-06 14:42:23

Kisha lulëzon në Korenë e Jugut


Lulëzimi i thirrjeve për meshtari dhe për jetën rregulltarë në Korenë e Jugut është gjithnjë i kërthndezur. Sipas njoftimit të sekretarisë së kryedioqezës për agjencinë Fides, në Seul do të kremtohen brenda kësaj jave tri meshë shugurimesh: për ipeshkvij, meshtarë e diakonë. Papa Françesku ka emëruar ipeshkvij ndihmës të kësaj kryedioqeze atin Timothy Yu Gyoung-chon dhe atinPeter Chung Soon-taek dhe ceremonia e shugurimit të tyre do të mbahet Sallën Olimpike të Gjimnastikës, në Seul. Shugurimin e kryeson,, më 5 shkurt, kryeipeshkvi i kryeqytetit, kardinali i ardhshëm Andrew Yeom Soo-jung, me ipeshkvinjtë e tjerë. Parashikohet të marrin pjesë më se dhjetëmijë vetë. Këto ngjarje kanë bërë bujë në atë rajon. Më 27 janar, famullitë dhe institutet e të gjithë dioqezës kanë kremtuar nëntëditshet e lutjes për ipeshkvijtë e rinj. Më 7 janar, shugurimi i 38 meshtarëve. Ndër meshtarët e rinj, të gjithë dioqezanë, gjendet edhe një vietnamez (diakoni Vu Tan Tuan, nga dioqeza e Thai Binh) dhe një anëtar i “Bashkësisë ndërkombëtare të misionit katolik” të Seulit, i përgatitur në Panama. Do të jenë të pranishëm Imzot José Domingo Ulloa Mendieta, kryeipeshkëv i Panamasë, dhe Imzot Nguyen Van De, ipeshkëv i dioqezës së Thai Binh, në Vietnam. Ky i fundit i ka shkruar këto fjalë kardinalit të ardhshëm Yeom Soo-jung: “ Jemi shumë mirënjohës, që e keni përgatitur si duhet Vu Tan Tuan-in për shërbesën meshtarake”. Diakonët shugurohen më 6 shkurt dhe janë plot 26 ata që do të shërbejnë në kryedioqezë, duke u ardhur në ndihmë famullive, me anë të liturgjisë dhe të veprave të dashurisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.