2014-02-05 15:03:36

Solidaritet i Papës me të përmbyturit në Itali


Në përshëndetjet, që Papa u drejtoi besimtarëve italianë, të pranishëm në audiencën e përgjithshme, një mendim i veçantë për zonat dhe popullsitë e dëmtuara rëndë nga koha e keqe e këtyre ditëve:“U drejtoj një përshëndetje të posaçme shumë njerëzve, vëllezër e motra tona, që vuajnë nga pasojat e shirave të rrëmbyera në zonën e Toskanës e edhe këtu, në Romë. Lutemi për të gjithë e jemi shumë pranë tyre me përpjekjen, solidaritetin e dashurinë tonë”.
Më pas, disa përshëndetje të tjera:
“Pres me kënaqësi Ipeshkvijtë e pranishëm në kuvëndimin, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit, si dhe meshtarët, pjesëmarrës në javën e studimit, kushtuar formimit njerëzor të kandidatëve për rrugën e meshtarisë, organizuar nga Universiteti Papnor i Shenjtes Krygjë. Uroj që vizita tek Varri i Shën Pjetrit të jetë rast i përshtashëm për të përtëritur impenjimin misionar të kumtimit të Ungjillit, posaçërisht në mes të të varfërve e të braktisurve. Përshëndes besimtarët e famullisë së Pashk Bajlonit të Portici-t; ushtarakët e Brigadës Sasari dhe Shoqatën Romake të Punonjësve të Hoteleve. Uroj që ky takim t’ju forcojë fenë, t’ju japë shpresë, t’ju mbushë zemrat me dashuri të krishterë”.
Një mendim i veçantë për të rinjtë, të sëmurët e të sapomartuarit. Sot, kujtoi Papa, të sëmurët, për shkak të shiut, u mblodhën në Sallën e Palit VI e munda t’i përshëndes para se të vija këtu, nësa tani po më ndjekin përmes ekranit.








All the contents on this site are copyrighted ©.