2014-02-05 12:40:57

BE miraton raportin Lunacek për të drejtat LGBT


Me 394 vota pro, 176 kundër e 72 abstenime, parlamenti evropian miratoi të martën raportin e deputetes Elrike Lunacek, me titull “Kuindër homofobisë dhe diskriminimit lidhur me orientimin seksual dhe identitetin gjinor”. Ky vendim, të cilin shtetet anëtare, në të vërtetë, nuk janë të detyruar ta zbatojnë, i nxit shtetet të përkrahin me çdo mjet agjendën e të drejtave të personave LGBT (lesbike, gay, biseksualë e transgjinorë). Kjo agjendë përfshin martesën ndërmjet personave të së njëjtës gjini, të drejtën e këtyre çifteve për të adoptuar fëmijë, për të realizuar riprodhimin e asistuar dhe amësinë zëvendësuese. “Kjo nuk është mbrojtje e të drejtave njerëzore, por imponim nga ana e një lobby”, është shprehur Luca Volontè, ish kryetar i partive popullore evropiane. Gjatë punimeve, në sallën e parlamentit ishte e pranishme edhe Maria Hildingsson, sekretare e përgjithshme e Federatës Evropiane të Shoqatave Familjare Katolike, e cila u shpreh kështu, para mikrofonit të Radio Vatikanit:RealAudioMP3
Atmosfera në sallë ishte pak a shumë e qetë, por jam e mendimit se ky është fillimi i konsultimeve paraprake. Mobilizimi ka qenë shumë i fortë, veçanërisht në rrjetin social, si Twitter. E dimë se raporti është mbrojtur njëzëri nga një grup i caktuar politik, grupet e tjera ishin të ndara, të tjerë ishin vendosmërisht kundër. Ky është sinjali që kemi të bëjmë me një temë aspak të lehtë për t’u trajtuar. Para së gjithash, kjo temë nuk hyn në kompetencat e Bashkimit Evropian, por në atë të shteteve anëtare, njësoj si e drejta familjare. Pika e referencës është ajo e rekomandimeve të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e vitit 2010, i cili kërkonte që sistemi shëndetësore i shteteve të përfshinte shpenzimet e riprodhimit për çiftet lesbike dhe të adoptimit për çiftet homoseksuale. Kjo temë nuk ndihmon për bashkimin e qytetarëve evropianë, por, përkundrazi, i ndan, jo vetëm sepse bhet fjalë për një temë delikate, por sepse interpretimet janë shumë të ndryshme, në varësi të vendeve anëtare. Po të shohim Bashkimin Evropian, mund të vërejmë se asnjë nga vendet e Evropës Lindore nuk ka nxjerrë ligje në drejtim të asaj që në Francë quhet Ligji Taubira (Tobira’), ndërsa në vendet perëndimore kemi pasur ligje të tilla. Këtu vërejmë se ka një ndryshim të madh dhe besoj me të vërtetë se po hapet një hendek i madh ndërmjet vendeve evropiane. Në këtë prizëm, nxitja e kësaj agjende është e dëmshme. Këtë agjendë duket se e shtyn një lobby, që thotë se përkrah homoseksualët, ndërsa ne e dimë mirë se shumë persona homoseksualë, nga njëra anë nuk janë në një mendje me këto pozicione dhe, nga ana tjetër, nuk janë të informuar për çfarë bëhet në emrin e tyre. Pra, kemi të bëjmë me një lloj pengmarrjeje të këtyre personave, në një farë kuptimi kundër vullnetit të tyre.
Konkretisht, tani, çfarë mendoni të bëni, a keni programuar ndonjë nismë?
Atëherë, nga njëra anë do të bisedojmë mbi votën e këtyre ditëve, duke analizuar çfarë ka ndodhur dhe në ç’drejtim shpie kjo gjë. Shumë shpejt kemi një mundësi: zgjedhjet evropiane. Pas pak javësh do të fillojmë një fushatë, për zgjedhjet, që do t’u mundësojë të gjithë etërve, nënave dhe atyre që kanë kapur moshën madhore, t’u drejtojnë pyetje kandidatëve, nëpërmjet krijimit të një platforme interneti, që do të jetë në të gjitha gjuhët e Bashkimit Evropian. Kjo për të bërë të mundur që të krishterët t’u shtrojnë pyetjet e tyre kandidatëve, për të kuptuar qëndrimet e tyre, për të marrë vesh a janë të angazhuar në politikat në mbështetje të familjes. Politika familjare nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, shumë vendime politike të Bashkimit Evropian kanë një efekt të drejtpërdrejtë në jetën e familjeve. Prandaj po e fillojmë këtë fushatë, e cila nuk do të përfundojë pas votimeve. Ky është vetëm fillimi. Pastaj do t’u jepet një ndihmë deputetëve të zgjedhur më 25 maj, të cilët e fillojnë legjislaturën në qershor dhe e përfundojnë pas pesë vjetësh. E gjitha kjo veprimtari, për të ndihmuar familjen në nivel evropian.








All the contents on this site are copyrighted ©.