2014-02-04 12:49:12

Më 3 prill, Papa pret mbretëreshën Elizabeta


Të enjten, më 3 prill, Papa Françesku do të presë Elizabetën II, mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e të Irlandës së Veriut. Lajmi jepet nga Bakingam Palas e konfirmohet nga Salla e Shtypit e Vatikanit. Sovrania, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Filipi, Dukë i Edimburgut, do të vijë në Romë me ftesën e Presidentit të Republikës Italiane. Pas takimit me Xhorxho Napolitanon, ajo do të vijojë në Vatikan për audiencën me Atin e Shenjtë.
Është hera e parë që Papa Françesku do të takohet me mbretëreshën Elizabeta, e cila, në meshën e fillimit të papnisë, përfaqësohej nga Duka i Glouçesterit. Mbretëresha është takuar në të njëjtën mënyrë me Papën Gjon Pali II, më 17 tetor të vitit 2000, ndërsa me Benediktin XVI, takimi u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar, në shtator 2010, gjatë udhëtimit apostolik të Papës. Elisabeta II është pritur edhe nga Gjoni XXIII, në vitin 1961.








All the contents on this site are copyrighted ©.