2014-02-03 15:33:34

Romë. Takim me temë: “Liria fetare, shekullarizimit dhe zhvillime të kohëve të fundit në Shqipëri”.


Sot, në Sallën Protomoteka, në Sheshin e Kampidolit, në Romë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, me përkrahjen e Kryesisë së Asamblesë Kapitoline të Romës, organizoi kuvëndimin kushtuar “Lirisë fetare, shekullarizimit dhe zhvillimeve të kohëve të fundit në Shqipëri”.
Takimin e hapi Hirësia e Tij, kardinali Anxhelo Sodano, Dekan i Kolegjit Kardinalor. Më pas, pjesëmarrësit i përshëndeti zonja Majlinda Dodaj, e ngarkuar me punët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës
Përshëndetën, pas saj, autoritetet e Komunës së Romës, Mirco Coratti, Kryetar i Asamblesë Kapitoline të Romës-Kryeqytet; Vataliano Taccioli, Drejtor i Zyrës së Asamblesë Kapitoline të Romës-Kryeqytet dhe Edmond Godo, përfaqësues i bashkësisë shqiptare pranë Romës-Kryeqytet.
Të pranishëm, Neritan Ceka, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Bukurije Gjonbalaj, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali.
Gjatë kuvëndimit u mbajtën disa kumtesa, duke nisur nga Majlinda Dodaj, që u përqendrua tek tema: “Shqipëria ndërmjet shqiptarësisë, komunizmit e feve”.
Takimi, drejtuar nga Piero Belini, vijoi me kumtesën e Pëllumb Xhufit, studiues shqiptar, kushtuar temës: “Ndërrime feje për interes e ndërrime me dhunë, në Shqipërinë e shekujve XI-XXI” dhe me atë të Don Marjan Palokës, meshtar i programit tonë: “Besnikëria ndaj Selisë Apostolike dhe çështja e mbijetesës së Kishës hjerarkike në Shqipëri”.
Pas tij folën Maria Gabriella Beligiorno, profesoreshë e së drejtës kishtare dhe krahasuese të fesë, pranë Universitetit të Perugjës dhe dy profesorë të tjerë italianë: Augusto Sinagra e Roberto Morozzo della Rocca.
Në përfundim, paraqitja e pikturës “Fluturimi i Shqiponjës” dhe pritja me pije freskuese.
Të dëgjojmë don Marjan Palokën, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3











All the contents on this site are copyrighted ©.