2014-02-03 13:59:25

Papa pret kreun e shtetit të Samoas: tema ambientale në plan të parë


Sot, Papa priti kreun e shtetit të Samoas, Tui Atua Tupua Tamasese Efi, i cili më pas, u takua me autoritetet e tjera të Selisë së Shenjtë. Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, u fol për disa aspekte të jetës shoqërore dhe ekonomike të vendit ishullor në Oqeani, si edhe për kontributin e Kishës Katolike në sektorë të ndryshëm të shoqërisë. U shkëmbyen opinione mbi gjendjen ndërkombëtare, sidomos për bashkëpunimin rajonal dhe për tema ambientale, me interes për disa vende të Paqësorit.








All the contents on this site are copyrighted ©.