2014-02-01 16:04:00

Mesha e Papës për Ditën e Jetës Rregulltare. Shpresa të reja për të ardhmen


Nesër paradite, në orën 10.00, Papa Françesku do të kryesojë Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, për Festën e Paraqitjes së Zotit në Tempull dhe Ditën e 18-të të Jetës Rregulltare. Kremtimi do të hapet me procesionin e 50 rregulltarëve: 25 burra e 25 gra nga kongregata të ndryshme e kontinente të ndryshme.
Festë domethënëse kjo, për rregulltarët, ardhmërinë e të cilëve Kisha e shikon plot shpresë, edhe pse nuk mungojnë hijet e pse pakësohen thirrjet. Shpresa buron nga përpjekjet pozitive për t’u rikthyer në shpirtin e karizimave të ndryshme. E kjo e mbush jetën e përkushtuar me jetë e me shpresë, duke i hapur rrugën drejt periferive, si përgjigje e ftesës së Papës Françesku.







All the contents on this site are copyrighted ©.