2014-01-31 17:18:21

Raport i Unicef-it mbi kushtet e jetesës së fëmijëve në botë


Në botë ka 2,2 miliard fëmijë e adoleshentë, 31% e popullsisë globale: kushtet e jetesës së tyre janë përmirësuar, në krahasim me 25 vjet më parë, por duhet theksuar se edhe sot e kësaj dite, shumë vdesin nga sëmundjet, që mund të shërohen me ilaçe të rëndomta, të cilat, megjithatë, mungojnë. Diarreja, për shembull, e polmonita. Përgjithësisht sëmundje, që shkaktohen nga kushtet e papërshtashme higjieno-sanitare të jetesës.
Këto të dhëna i gjejmë në Raportin e Unicef-it me temë “Kushtet e jetesës së fëmijëve në botë, shprehur me numra”. Paraqitja e Raportit, shënoi edhe hapjen e kremtimeve me rastin e 25-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Adoleshentëve, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 20 nëntor të vitit 1989.
Çdo fëmijë, që vjen në botë, është i rëndësishëm. T’i numërosh të gjithë, një për një, i bën të dukshëm; e identifikimi krijon kushtet për t’iu përgjigjur nevojave të tyre e për t’ua mbrojtur të drejtat, duke u impenjuar më shumë e duke kërkuar rrugë të reja për ardhmërinë e tyre, thekson Unicef-i.
Kujtojmë se Raporti, fryt i sondazheve në 100 vende të ndryshme të botës, u realizua përmes takimit të drejtpërdrejt me një mori familjesh, që folën me shifra e fakte, për jetën e fëmijëve të tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.