Në Akuila gjendet një pjesë e relikes së Papës Vojtila, vjedhur nga Shenjtërorja e
Shën Pjetrit në Ienka
U gjet një pjesë e relikes së Papës Vojltila, me një copëz stofi, lagur me gjakun
e të Lumit. Ishte në Akuila, në garazhin e njërit nga të rinjtë e paditur për vjedhjen.
Lajmin e dha ipeshkvi ndihmës i Akuilës, imzot Gjovani D’Erkole, gjatë një konference
shtypi të përbashkët me policinë e karabinierët. Ipeshkvi ndihmës shprehu kënaqësinë
e tij të thellë, duke theksuar se tani mungojnë vetëm disa fije ari, të qindisura
mbi stofë, të cilat policia vijon t’i kërkojë. Kujtojmë se copëza e stofit, e lagur
me gjakun e Gjon Palit II, kur u plagos rëndë nga dora e Ali Agçait, u vodh javën
e kaluar nga Shenjtërorja e Shën Pjetrit të Ienkës në Gran Sasso e u flak në garazh
nga hajdutët, që menduan se ishte fare pa vlerë. “Jemi të sigurt se Papa Gjon Pali
II i fal tre të rinjtë”, tha ipeshkvi, e i falim edhe ne. Ipeshkvi i falënderoi të
gjithë ata, që nuk i kursyen përpjekjet për rigjetjen e relikes.