2014-01-30 15:04:44

Isle-Verte, ngushëllimet e Papës për të moshuarit, rezidenca e të cilëve u dogj nga zjarri


Papa shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e shumta të zjarrit, që ra në natën e 22 janarit në Isle-Verte të Kebekut, në Kanada, duke djegur krejtësisht rezidencën e të moshuarve. Në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, imzot Pietro Parolin, Papa Françesku bashkohet me dhimbjen e familjeve në zi dhe ua beson viktimat mëshirës së Zotit. Shpreh afërsinë me të plagosurit e familjarët e tyre, si edhe me zjarrfikësit e me vullnetarët, që u impenjuan me solidaritet të jashtëzakonshëm për të shuar flakët, punë e vështirë për shkak të kushteve meteorologjike. Ati i Shenjtë siguron se do të lutet për të gjithë.








All the contents on this site are copyrighted ©.