Atë Lombardi: për Benediktin XVI, revista “Rolling Stone” shkruan me “vrazhdësi të
habitshme”
Bëri jehonë në të gjithë botën e, edhe ne ju njoftuam dje, artikulli i gjatë kushtuar
Papës Françesku nga revista e muzikës rock “Rolling Stone”, e cila ka vendosur në
kopertinë Atin e Shenjtë. Por përmbajtja e artikullit kritikohet ashpër nga Salla
e Shtypit e Selisë së Shenjtë. “Artikulli i revistës ‘Rolling Stone’ – pohon zëdhënësi
i Vatikanit, atë Federiko Lombardi – është shenjë e vëmendjes për risitë, që sjell
Papa Françesku. Fatkeqësisht – vazhdon – vetë artikulli skualifikohet, duke rënë në
gabimin e zakonshëm të gazetarisë, që ndalet në sipërfaqen e gjërave, pasi për të
nxjerrë në dritë aspektet pozitive të Papës Françesku, mendon se duhet të përshkruajë
negativisht papninë e Benediktit XVI dhe, e bën këtë me një vrazhdësi të habitshme.
Mëkat! Nuk është kjo mënyra për të folur mirë edhe për Papën Françesku, i cili e di
sa i detyrohet Kisha paraardhësit të tij”.