Thirrje e Papës për të mbrojtur punën, burim i dinjitetit, e viktimat e fajdesë, plagë
dramatike shoqërore
Në audiencën e sotme të përgjithshme, pas katekizmit, ndërmjet përshëndetjeve të
ndryshme, Papa iu drejtua përfaqësuesve të një shfaqjeje endacake të Bergantinos,
duke i nxitur të jenë dëshmitarë gazmorë të vlerave kristiane të solidaritetit e të
mikpritjes. Pastaj përshëndeti një grup kuzhinierësh fiorentinë e toskanë, si dhe
Shoqatat “Carta Roma” e “Casa Alessia”, duke i inkurajuar të vijojnë impenjimin në
ndihmë të nevojtarëve e të refugjatëve. Përshëndeti edhe familjet e Shellbox di Castelfiorentino,
me kardinalin Giuseppe Betori, duke u shprehur afërsinë e tij e duke uruar të bëhet
çdo përpjekje e mundshme nga ana e instancave kompetente, që puna, burim i dinjitetit,
të jetë kujdesi kryesor për të gjithë. E të mos mungojë kurrë! Sepse është burim
dinjiteti.Papa përshëndeti edhe Fondacionet e Bashkuara të Këshillit Kombëtar kundër
fajdesë, shoqëruar nga kryeipeshkvi i Barit, imzot Francesco Cacucci, duke uruar që
institucionet ta thellojnë impenjimin e tyre përkrah viktimave të fajdesë, plagë dramatike
shoqërore. Kur një familje nuk ka ç’të hajë, sepse duhet t’u paguajë huanë fajdexhinjve,
nënvizoi me forcë, e me dhimbje Papa, kjo nuk është aspak e krishterë! As njerëzore.
Mund ta quajmë plagë dramatike shoqërore, që e plagos rëndë, duke e shkelur, dinjitetin
e pashkelshëm të njeriut.