Mozaiku i Vlerave në Librin e Rekordeve Guinness. Flet autori, don Dominik Qerimi
“Unë nuk jam artist! Unë jam thjesht I DASHURUAR NË JEZUSIN! Gjithçka që JAM dhe BËJ,
është thjesht fryt i kësaj DASHURIE!”: kështu u shpreh don Dominik Qerimi, pasi i
njoftuan se ka hyrë tashmë në Librin e rekordeve Guinness me Mozaikun e tij të Vlerave,
bërë me boçet e pishave. Don Dominik Qerimi është prift katolik i lindur më 1971 në
fshatin Janosh të Gjakovës, aktualisht, drejtor i Qendrës “Don Bosko” në Gjilan, pas
një përvoje të ngjashme e të gjatë me salezianët në Tiranë. Çertifikimi i “Mozaikut
të Vlerave”, ku janë pasqyruar artistikisht Nënë Tereza, Skënderbeu dhe shën Gjon
Bosko, ka filluar më 26 dhjetor 2013, datë, në të cilën janë dërguar dokumentacionet
dhe materialet në zyrën e Rekordit Botëror të Guiness-it. Vepra ka hyrë në kategorinë
e re të krijuar enkas për këtë mozaik me titull ’Largest pine cone mosaic’ (Mozaiku
më i madh në botë me boçe pishash), me numrin e regjistrimit ID: 437233. Ne morëm
në telefon vetë autorin, i cili na e shpjegon kështu mozaikun…