2014-01-27 17:29:02

Vidhet, në Abruce të Italisë, relikja me gjakun e Gjon Palit II


Kjo vjedhje, sakrilegj i mirëfilltë, bëri shumë përshtypje në bashkësinë vendase, që ka një devocion të madh për Papën Gjon Pali II, të cilit i pëlqente shumë të rrinte gju më gju me popullsinë e Abruceve, gjatë ekskursioneve në shtigjet e Gran Saso-s. Ndërmjet së shtunës e së dielës, njerëz të panjohur vodhën, në kishëzën e Shën Pjetrit, në Ienca’, pranë Akuilës, disa relike, ndërmjet të cilave, edhe shishja e vogël, ku ruhej gjaku i të Lumit Vojtila.
Prokuroria po merret drejpërdrejt me çështjen e vjedhjes, vërejtur së pari nga famullitari, atë Josè Obama.
Shpresohet që hajdutët të pendohen e t’i rikthejnë reliket në atë vend, ku Gjon Pali II gjunjëzohej shpesh zyrtarisht e jo, gjatë shëtitjeve alpinistike, që i pëlqenin aq shumë si malësor i vërtetë, që ishte.Prandaj iu dhurua kishëzës Gjaku i të Lumit, që së shpejti do të shpallet shenjt, e prandaj edhe popullsia e zonës dëshiron me gjithë zemër t’i kthehet ky kujtim kaq i shenjtë e kaq i çmuar. Me besim se policia do t’i gjejë e do t’i arrestojë keqbërësit, të penduar ose jo.







All the contents on this site are copyrighted ©.