2014-01-26 12:19:27

Ati i Shenjtë ndërmjet fëmijëve e pëllumbave të paqes



Papa Françesku e tha sot Lutjen e Engjëllit të Tënzot, në mesditë, në Sheshin e Shën Pjetrit, në praninë e fëmijëve e të rinjve të Veprimit Katolik të dioqezës së Romës. Ata merrnin pjesë në Karvanin e Paqes, që organizohet prej tyre çdo vit. Tema e sivjetme: “Është në lojë Paqja!”. Sheshi para Bazilikës së Vatikanit u mbush me entuziazmin e 3 mijë fëmijëve e të rinjve, ardhur nga famullitë e nga shkollat katolike, së bashku me edukatorët e prindërit. Ata u mblodhën fillimisht, në orën 8.30, para Kështjellës së Shën Engjëllit. Pas bekimit, në orën 10.00, Karvani u nis për në Sheshin e Shën Pjetrit, përmes udhës së Pajtimit (via della Conciliazione). Pasi mbërritën, u përshëndetën nga asistentët e Veprimit Katolik dhe u lutën së bashku nën udhëheqjen e kardinalit-vikar të Romës, Agostino Valini. Papa Françesku tha Lutjen e Engjëllit të Tënzot bashkë me ta dhe lëshoi në ajër dy pëllumba, simbol i paqes, së bashku me dy fëmijë të Veprimit Katolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.