2014-01-23 13:44:17

Klimë e nderë në konferencën mbi Sirinë


Ditën e parë të Konferencës së paqes për Sirinë, delegacionet e më shumë se 30 vendeve kanë filluar procesin e “afrimit” mes palëve, realizimin e të cilit e uroi edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Pas përfundimit të punimeve në Montreux, pjesët e përfshira më drejtpërdrejt në krizën siriane kanë lënë takimin për sot, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Lajmi i mirë i takimit të djeshëm është se as përfaqësuesit e regjimit, as përfaqësuesit e opozitës nuk kanë vendosur ta braktisin tryezën e bisedimeve. Megjithatë, pasi Ban Ki Moon foli, në fillim të takimit, mbi nevojën për hapjen e korridoreve për ndihmat humanitare, kur fjalën e morën luftëtarët, u ndez retorika e përhershme. Ministri i jashtëm sirian Walid Muallem e akuzoi opozitën për bashkëpunim me terroristët dhe, pastaj, duke iu drejtuar delegacioneve, ka treguar me gisht shtetet e Gjirit, për të cilët tha: “e kanë eksportuar terrorizmin në Siri me petrodollarët”. Duke iu përgjigjur John Kerry-t, sipas të cilit “tranziconi duhet bërë pa Bashar al Assad-in”, Muallem pohoi: “askush nuk mund të vendosë kush do të jetë presidenti i ri, përveç popullit të vet”. Kjo, për të pohuar se Assadi do të jetë kandidat në zgjedhjet e 2014-tës, dhe për t’iu kundërpërgjigjur për të disatën herë opozitës, e përfaqësuar nga Ahamd Jarba, e cila kërkon me ngulm kalimin e menjëhershëm të kompetencave presidenciale nga Asadi tek një organ i përkohshëm, që duhet ta udhëheqë Sirinë drejt tranzicionit.








All the contents on this site are copyrighted ©.