2014-01-22 13:40:48

Papa mund të shkojë në gusht, në Korenë e Jugut


I pyetur nga gazetarët për udhëtimet e ardhshme të Papës Françesku, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, sqaroi sot se po studiohet mundësia e një vizite të Atit të Shenjtë në Korenë e Jugut. Rasti do të jetë takimi i madh i të rinjve të Azisë në mesin e gushtit. Gjithashtu, vazhdoi atë Lombardi, Papës i ka ardhur një ftesë për të shkuar në Sarajevë, por akoma nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë. Ftesa tjetër ka të bëjë me një udhëtim në Sri Lanka e në Filipine, që nuk është në program për vitin 2014.








All the contents on this site are copyrighted ©.