2014-01-21 13:52:31

Në festën e Shën Anjezës, iu paraqitën Papës, qengjat e paliove


Iu paraqitën sot Papës Françesku, një çift qengjash, që u bekuan paradite në Bazilikën e Shën Anjezës, në Romë. Leshi e tyre do të përdoret për paliot e kryeipeshkvijve të rinj metropolitë. Ceremonia tradicionale, që mbahet çdo 21 janar në kujtimin liturgjik të martires, u kremtua rreth orës 12.30 në Shtëpinë e Shën Martës. Palio është shenjë liturgjike nderi dhe jurisdiksioni, që mbahet nga vetë Papa dhe nga kryeipeshkvijtë metropolitë. Këta të fundit e kanë palion në formën e një rrypi të ngushtë pëlhure të thurur me lesh të bardhë, dekoruar nga gjashtë kryqe mëndafshi të zi. Riti i vendosjes së paliove kremtohet nga Papa gjatë meshës së 29 qershorit, solemnitet i Shën Pjetrit e i Shën Palit.








All the contents on this site are copyrighted ©.