2014-01-17 16:15:43

Përshëndetja e Papës, personelit të Lulishtarisë Apostolike


Një ftesë për besnikëri e qetësi në punë. Këtë i kërkoi Papa personelit të Lulishteve Apostolike, duke e pritur sot në Sallën Klementine, së bashku me familjarët. Ati i Shenjtë i falënderoi punonjësit e tij të lulishteve për kujdesin, aftësitë profesionale dhe gatishmërinë me të cilën e kryejnë misionin:
“Ju inkurajoj t’i kryeni me besnikëri detyrat tuaja e të ruani ndërmjet jush atmosferën e paqes, të besimit reciprok e të dashamirësisë. Ky stil jete e pune është në dobi të të gjithë bashkësisë së punonjësve të Vatikanit”.
Kujtojmë se Lulishtaria Apostolike është organizëm, që merret kryesisht me përgatitjen e vendit ku mbahen audiencat dhe kremtimet në Bazilikën e Vatikanit, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Sallën e Palit VI, në Pallatin Apostolik e në Bazilikat e tjera papnore.










All the contents on this site are copyrighted ©.