2014-01-15 14:25:11

Ekumenizëm: Patriku i Kostandinopojës Bartolomeu I pret kreun e Kishës Anglikane Welby


Patriku ekumenik Bartolomeu I priti të hënën në Fanar (Stamboll) kryeipeshkvin e Kantërbërit dhe udhëheqësin shpirtëror të Bashkësisë Anglikane Justin Welby. Takimi – i pari pas fronëzimit të kryeipeshkvit Welby në Kantërbëri para një viti, u zhvillua në “një klimë të ngrohtë e miqësore”. Të dy udhëheqësit u shprehën se synojnë t’i çojnë përpara marrëdhëniet e mira, theksuan rëndësinë e dialogut teologjik, si edhe angazhimin e Bashkësisë Anglikane dhe të Kishës Ortodokse për një “bashkëpunim më të gjerë, për një dëshmi të përbashkët, në një botë gjithnjë më laike e pluraliste, veçanërisht në Evropë”. Dy udhëheqësit, njofton agjencia Sir, “shprehën shqetësim për padrejtësitë në shumë anë të botës dhe u lutën veçanërisht për të varfrit, të shtypurit, të rrëmbyerit e luftës, për paqen e drejtësinë në të gjithë botën, veçanërisht në Lindjen e Mesme, por edhe në anë të tjera të botës”. Ranë, gjithashtu, në një mendje, “për të kërkuar modalitete, që te bëjnë më të thellë vetëdijen mbi çështjet mjedisore, si edhe mbi vlerat e krishtera të dinjitetit njerëzor dhe të të drejtave fetare”.








All the contents on this site are copyrighted ©.