2014-01-15 16:16:19

Delegacioni i ipeshkvijve për Tokën e Shenjtë viziton Gazën. Don Remery: këtu mungojnë gjëra e domosdoshme për jetesë


Vijon, në Tokën e Shenjtë, shtegtimi tradicional i Koordinimit të ipeshkvijve të Amerikës së Veriut, Kanadasë, Afrikës së Jugut dhe Bashkimit Evropian: synimi i këtij udhëtimi është mbështetja e drejtësisë dhe paqes në rajon dhe përkrahja e Kishës vendore. Delegacioni është ndalur në Jeruzalem e Betlehem. Interes të veçantë pati vizita në Gaza, për të cilën Radio Vatikani intervistoi njërin nga anëtarët e delegacionit, zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Konferencave Ipeshkvore Evropiane, don Michel Remery:RealAudioMP3
Ngjall emocion qëndrimi në këtë tokë, të cilën e njohim vetëm nga përjashta, për shkak të luftërave dhe të problemeve që gjenden këtu. Është një tokë shumë e lashtë, me një traditë të bukur e shumë të thellë të fesë sonë. Në këtë zonë kanë jetuar shenjtër të mëdhenj. Tradita e Kishës thotë se Jezusi, duke udhëtuar drejt Egjiptit, është ndalur për pak pushim me familjen e tij në Gaza. Pra, kjo tokë bën pjesë me të vërtetë në Tokën e Shenjtë.
Ç’domethënie ka takimi juaj me bashkësinë e vogël katolike të Gazës?
Përjetimi i këtij çasti me këtë bashkësi, mbi të gjitha dje gjatë meshës, qe shumë i bukur: jemi lutur së bashku, i kemi dhënë lavdi Zotit, që ka dhënë jetën për ne dhe për pagëzimin e tij. Pas meshës kemi shkëmbyer disa fjalë dhe kjo më ka lënë përshtypje të mira, sepse kam folur me njerëz “normalë”, të rinj, të moshuar, të cilët jetojnë në këtë tokë, që janë të krishterë dhe e kanë të vështirë ta jetojnë fenë, për shkak të mënyrës si qeveriset ky rajon, për shkak të faktit se e kanë shumë të vështirë të dalin nga kjo tokë. Megjithatë këta njerëz shprehën edhe gëzim për vizitën tonë, për mundësinë për të kremtuar Krishtlindjen dhe Bagëzimin e Zotit bashkë me ne.
Gjendja në Gaza është dramatike, por a ka shpresa?
Po, mbi të gjithë të rinjtë kanë shpresë, por nuk e dinë nga u vjen. Në të vërtetë është një shpresë “mbinjerëzore”: nga pikëpamja njerëzore askush nuk e di si mund të zgjidhet gjendja, megjithatë, një farë shprese e kam parë në sytë e tyre. Kjo në ka bërë mirë, sepse kemi dëgjuar edhe histori shumë të trishtueshme për njerëz në vështirësi, që nuk kanë gjërat e domosdoshme për jetesë. Në të njëjtën kohë, nga ana tjetër, na japinë këtë dëshmi shumë të fortë të fesë së krishterë. Kështu mund të themi se vizita jonë nuk u ka bërë mirë vetëm atyre, por ata, me këtë besim, na kanë bërë mirë neve.








All the contents on this site are copyrighted ©.