2014-01-13 13:33:23

Relacionet diplomatike të Selisë së Shenjtë


Janë 180, shtetet, që aktualisht kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Më 22 shkurt 2013, këto marrëdhënie u lidhën edhe me Sudanin e Jugut. Këtyre u duhen shtuar Bashkimi Evropian, Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës si edhe një Mision me karakter të veçantë i Palestinës. Përsa u përket organizatave ndërkombëtare, Selia e Shenjtë është e pranishme në OKB, me cilësinë e “shtetit vëzhgues”. Gjithashtu, është anëtare e 7 organizatave dhe agjencive të sistemit të OKB-së, vëzhguese në tetë të tjera dhe anëtare ose vëzhguese në 5 organizata rajonale. Që nga 5 dhjetori i vitit 2011, Vatikani është anëtar me të drejta të plota i Organizatës Botërore të Emigracionit.
Pikërisht sot, nënshkrimi i Marrëveshjes së fundit, asaj të Selisë së Shenjtë me Republikën e Kamerunit. Në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Jaundé u firmos marrëveshja mbi statusin juridik të Kishës Katolike, i cili hyn në fuqi po sot.








All the contents on this site are copyrighted ©.