2014-01-08 15:46:23

Papa do të vizitojë një tjetër famulli romake në janar


Ditën e diel më 19 janar pasdite Papa Françesku do të vizitojë famullinë romake të Zemrës së Krishtit, në Castro Pretorio, në afërsi të Stacionit Termini, ku do të kremtojë meshën e shenjtë. Në këtë famulli, shërbejnë rregulltarët Salezianë. Kisha e Zemrës së Krishtit u ndërtua me kërkesë të Papës Leoni XIII nga Shën Gjon Bosco, falë dhurimeve bujare të besimtarëve katolikë dhe u shugurua nga Kardinali Lucido Parochi më 14 maj 1887. Benedikti XV e ngriti në dinjitetin e Bazilikës së vogël më 11 shkurt 1921. Një statujë madhështore e Shëlbuesit, e shkrirë në bronz dhe e larë në arë, duket që larg majë kambanares së kësaj kishe. Kjo është famullia e katërt romake që viziton Papa Françesku. Gjatë vitit të kaluar ka vizituar kishën e Shën Elizabetës dhe Zakarisë, më 26 maj, dhe kishën e Shën Cirilit të Aleksandrisë,më 1 dhjetor. Më 6 janar të këtij viti vizitoi kishën e Shën Alfonso Maria de’ Liguorit, për të parë shfaqjen teatrale të Betlehemit në këtë famulli.







All the contents on this site are copyrighted ©.