2014-01-06 15:43:30

Dita e Fëmijëve Misionarë. Të rinjtë t’u transmetojnë fenë bashkëmoshatarëve


Fëmijët e të rinjtë të bëhen protagonistë të misionit për t’ua çuar të gjithëve Krishtin përmes lutjes e solidaritetit. Me këtë objektiv, u kremtua sot në të gjithë botën, Dita e Fëmijëve Misionarë. Në Engjëllin e Tënzot, Papa Françesku përshëndeti pikërisht Veprën Papnore, që i kushtohet këtij misioni. Për kuptimin e kësaj dite, të dëgjojmë drejtorin e Veprave Papnore Misionare në Itali, don Michele Autuoro:
Kuptimi qëndron në kthimin e fëmijëve dhe të rinjve, si të pagëzuar, në protagonistë të misionit. Kjo ditë ka rrënjë shumë të thella: është kremtuar për herë të parë në vitin 1951 e atë vit, u vendos të kremtohet më 6 janar, në solemnitetin e Dëftimit të Zotit. Por, në të vërtetë, Dita e Fëmijëve Misionarë është edhe më e lashtë, sepse ka lindur në Francë më 1843, falë disa ipeshkvijve, që iu përgjigjën thirrjeve të misionarëve, sidomos nga Kina. Kështu, u ftuan edhe të rinjtë të përgjegjësoheshin për misionin përmes lutjes e solidaritetit. Parrulla e parë qe “T’i shpëtojmë fëmijët me anë të fëmijëve”; ftesa: të thuhej një “Falemi Mari” në ditë e të jepej një kontribut i vogël javor për të ndihmuar fëmijët e zonave më të varfëra dhe Kishat e reja.








All the contents on this site are copyrighted ©.