Papa do të shtegtojë në Tokën e Shenjtë nga 24 deri më 26 maj
Sot,gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, në atmosferën gazmore, tipike për
kohën e Krishtlindjes, Papa njoftoi se nga 24 deri më 26 majin e ardhshëm “në dashtë
Zoti” do të shtegtojë në Tokën e Shenjtë. Qëllimi kryesor, theksoi, është përkujtimi
i takimit historik të Papës Pali VI me Patrikun Atenagora, pikërisht më 5 janar, 50
vjet më parë. Etapat e shtegtimit do të jenë tri: Amman, Betlehem, Jeruzalem,
tri ditë. Pranë Varrit të Shenjtë, vijoi të njoftonte Papa, do të kremtojmë një Takim
Ekumenik me të gjithë përfaqësuesit e Kishave të krishtera të Jeruzalemit, së bashku
me Patrikun e Kostandinopojës, Bartolomeu. Që tani, u tha Ati i Shenjtë besimtarëve,
ju kërkoj të më shoqëroni me uratë në këtë shtegtim, që do të jetë shtegtim lutjeje.