Egjipt: Tavadros II në favor të një date të përbashkët Pashkësh për gjithë të krishterët
Nësa vijojnë urimet për Krishtlindje, nis të ndjehet atmosfera e Pashkëve. Papa kopt-ortodoks
Tavadros II foli, në prag të Krishtlindjes, për mundësinë e caktimit të një date të
përbashkët Pashkësh, për të gjithë të krishterët. Gjatë një vizite në Gjermani, me
ftesën e kryeipeshkvit të Berlinit, Papa kopt njoftoi se do ta ketë diskutimin për
caktimin e kësaj date, në rend të ditës, gjatë takimit të ardhshëm me përfaqësuesit
e Kishës katolike romake.“Bashkimi i Kishës është gëzim i madh për Zemrën e Krishtit,
që vijon t’i ftojë të krishterët të jenë një gjë e vetme”, pohoi.Në përfundim të këtij
viti, Patriarkati latin i Tokës së Shenjtë zgjodhi datën e Kalendarit julian, të përdorur
nga ortodoksët, për të fiksuar datën e solemnitetit të Pashkëve. Kujtojmë se që nga
shekulli XIII, Kishat perëndimore i kremtojnë Pashkët sipas Kalendarit gregorian.
Prej këndej, mospërputhja e datave të festave kryesore të të krishterëve, që besojnë
në një Krisht të vetëm.