2014-01-02 16:10:06

Nesër Papa do të kremtojë në Kishën e Jezusit. P. Beluçi: për jezuitët, rast kthimi te gurra e tyre e përshpirtërisë


Nesër Papa do të shkojë në Kishën romake të Jezusit. Do të kremtojë, ndërmjet sivëllezërve, Festën liturgjike të Emrit të Shenjtnueshëm të Jezusit. Kremtimi do të ketë karakter falënderimi për shkrimin e Pietro Favre, meshtari i parë jezuit, në katalogun e shenjtorëve, më 17 janarin e kaluar.
Do të jenë të pranishëm kardinali Anxhelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Mëkëmbës, Agostino Valini, ipeshkvi i Anesì, imzot Ivë Buavinò, në dioqezën e të cilit lindi Favre si dhe rreth 350 jezuitë.
Për këtë ditë na flet atë Giuseppe Bellucci (Gjuzepe Beluçi), drejtor i zyrës së shtypit të Shoqërisë së Jezusit në Romë:

Përgjigje: - Karakteristika më interesante, ndoshta, është se u zgjodhën gjashtë përfaqësues, për gjashtë Konferencat proviniciale, në të cilat ndahet Shoqëria e Jezusit. Përfaqësojnë, simbolikisht, mbarë Shoqërinë. Papa shprehu dëshirën t’i përshëndesë, në përfundim të kremtimit, një nga një të gjithë jezuitët e pranishëm.

Pyetje: - Ç’kuptim ka, për ju, jezuitët, festa liturgjike e Emrit të Shenjtnueshëm të Jezusit?

Përgjigje: - Emri i Jezusit është “titulli” i Shoqërisë. Shën Injaci deshi që Shoqëria e themeluar prej tij, të quhej me emrin e Jezusit. Për ne, prandaj, është festa kryesore. Që Papa zgjodhi festën e Jezusit, për ta falënderuar Zotin për Shenjtin e ri e për të kremtuar me jezuitët, ne na duket jashtëzakonisht kuptimplote.








All the contents on this site are copyrighted ©.