2013-12-31 14:44:46

Pasdite, Mbrëmësorja dhe “Te Deum”i fundvitit, kryesuar nga Papa Françesku


Falënderimi Zotit për vitin, që përfundon, në prag të Meshës, me të cilën do të hapet, nesër paradite, viti 2014, nën shenjën e Marisë. Janë dy impenjimet e Papës Françesku, duke nisur nga Mbrëmësoret e para të Solemnitetit të të Shenjtnueshmes Mari, Nënë e Zotit, që Ati i Shenjtë do t’i kryesojë sonte, në orën 17.00, në Bazilikën e Vatikanit, të cilat do të pasohen nga ekspozimi i të Shenjtnueshmit Sakrament dhe himni “Te Deum”. Pas përfundimit të Mbrëmësoreve, Papa do të vizitojë Shpellën e Betlehemit në Sheshin e Shën Pjetrit.
Nesër, më 1 janar, në orën 10.00, Ati i Shenjtë do të kryesojë Meshën e Solemnitetit të të Shenjtnueshmes Nënës së Zotit, po në Bazilikën e Shën Pjetrit, prej nga do të përhapet në mbarë botën mesazhi papnor për Ditën e 47-të Botërore të Paqes 2014. Është një ditë, ndikimi i së cilës, sipas dëshirës së Papës, duhet të zgjatë tërë vitin, e prandaj Ati i Shenjtë i fton të gjithë ta lexojnë mesazhin e të thellohen në kuptimin e fjalëve që përbëjnë titullin e tij: “Vëllazërimi, themel e udhë për paqen!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.