2013-12-31 14:47:03

Papa kujton viktimat e një tragjedie që ndodhi në Argjentinë në vitin 2004


Ishte data 30 dhjetor 2004, kur flakët e përpinë lokalin “Kromanjon” të kryeqytetit argjentinas, duke lënë 194 të vdekur.
Papa Françesku i shkruan ipeshkvit përgjegjës për baritoren sociale të Konferencës Ipeshkvore Argjentinase, Imzot Jorge Lozanos, për të kujtuar të rinjtë që mbeten viktima dhe për të shprehur afërsinë me familjarët e tyre: “Plagët dhembin edhe më shumë kur nuk trajtohen me butësi – shkruan Ati i Shenjtë. – Duke kundruar Jezusin Foshnje, që është i gjithi butësi, kërkoj për ata këtë qëndrim: të dinë t’i trajtojnë plagët me kujdes e butësi. Vetëm një ledhatim plot butësi, nga zemra, në heshtje, me respekt, mund ta lehtësojë dhimbjen”. Në fund Papa i drejtohet Zotit, që ta mbajë afër secilin, me ngushëllimin e tij të ngrohtë prej Ati dhe t’i mësojë të gjithë të mos rrinë të vetmuar, por të kërkojnë shoqërinë e vëllezërve. Letra e Papës Françesku u lexua dje në katedralen e Buenos Ajresit nga Imzot Lozano, gjatë meshës së kremtuar nga kryeipeshkvi Imzot Poli.








All the contents on this site are copyrighted ©.