2013-12-31 14:46:09

O Bredhi i Këshndellës: historia, teksti, muzika


O Tannenbaum (O Bredhi i Krishtlindjes) është këngë tradicionale gjermane. Por sot, së bashku me Jingle Bells, a White Christmas, Stille Nacht e Tu Scendi dalle stelle, këndohet si një nga himnet më të famshme të Këshndellës, që u përket të gjitha vendeve e të gjitha kohëve, pjesë e thesarit të muzikës botërore. Është himn i blerimit, simbol i jetës së amshuar.
Melodia dhe fjalët e hershme, me autor të panjohur, janë të një kënge popullore. Ka shumë mundësi që të ketë lindur ndërmjet shekujve XVI e XVII (ndonëse disa studiues hamendësojnë se u këndua për herë të parë në mesjetë). U botua, fillimisht, në vitin 1799 e nisi të këndohej njëherësh me disa këngë studenteske, si Gott grüß.
Pastaj fjalët e strofës I, i kompozoi, më 1819, organisti i Lipsisë (Lajpcigut), Joachim August Zarnack(1777-1827), i frymëzuar nga kënga popullore, që këndohej në Slezi, me titull: “Ach Tannebaum”, kompozuar nga Melchior Franck, e ndoshta edhe nga këngë të tjera popullore, me tekste e melodi të përafërta, me një strofë të vetme. Ernst Gebhardt Anschütz shtoi, pastaj, edhe dy strofa. Përkthyem lirisht në shqip, dy strofat e para:


O bredh’i Këshndellës
sa bukur gjethon
lulëzon në pranverë
e nën dëborë që flokon.
Oh Bredh i Krishtlindjes,
Ti bredh që këndon!

O bredh madhështor,
i festës gjithë dritë,
sa bukur mes nesh
ty gjethi të shndrit.
Oh, Bredh i krishtlindjes,
sa bukur bleron.

Teksti origjinal:, gjermanisht:
O Tannenbaum, o Tannenbaum,
Wie treu sind deine Blätter!
O Tannenbaum, o Tannenbaum,
Wie treu sind deine Blätter!
Du grünst nicht nur zur Sommerzeit,
Nein, auch im Winter, wenn es schneit.
O Tannenbaum, o Tannenbaum,
Wie treu sind deine Blätter!
O Tannenbaum, o Tannenbaum,
Du kannst mir sehr gefallen!
O Tannenbaum, o Tannenbaum,
Du kannst mir sehr gefallen!
Wie oft hat nicht zur Winterszeit
Ein Baum von dir mich hoch erfreut!
O Tannenbaum, o Tannenbaum,
Du kannst mir sehr gefallen!









All the contents on this site are copyrighted ©.