2013-12-30 15:18:04

Papa emëron imzot Galantino, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore Italiane ad interim


Papa emëroi Sekretar të Përgjithshëm të Konferencës Ipeshkvnore Italiane ad interim, imzot Nuncio Galantino, ipeshkëv i Kasano-Jonio.
Emërimi i imzot Galantinos si Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, shpjegon drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi, ishte urgjent për funksionimin e rregullt të Sekretarisë së Përgjithshme dhe për kryerjen e detyrave, që kërkohen. Imzot Galantino, saktëson atë Lombardi, i ka të gjitha cilësitë e duhura për ta kryer detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, por sot për sot nuk është vendosur ende sa do të zgjasë mandati i tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.