2013-12-29 13:01:23

Mesazhi i Krishtlindjes i imzot Cristoforo Palmieri


Ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Cristoforo Palmieri, u drejtohet me mesazhin e tij për Krishtlindjen, jo vetëm besimtarëve të dioqezës së vet, por edhe emigrantëve shqiptarë jashtë vendit. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3

Mesazhi i Krishtlindjes i Dioqezës Rrëshen, për besimtarët e vet dhe më tepër, rezident në territorin e saj apo emigrantë jashtë Shqipërisë, që mund ta dëgjojnë në radio, është shumë i thjeshtë dhe gjithsesi i konsideruar urgjent.
Në dritën e historisë së vonë të përjetuar nga këta vëllezërit tanë dhe të së cilës bashkëndajmë, akoma sot, pasojat e trishta, të një vuajtjeje të ateizmit, nuk mund të mos vazhdohet, me durim dhe dashuri, të shpallet Krishti, i vetmi shpëtimtar, dhe pra, që të afrohemi me besim tek Ai.
Pas vitesh të largimit të sforcuar, të nxiten të mos rrëmbehen nga premtime të tjera të rreme shpëtimi, të cilat në vendet ku emigrojnë gjenden lehtë dhe që edhe në Shqipëri po vazhdojnë të shpërndahen.
Një ftesë e përzemërt që të kërkohet të përthellohet vlera e fesë së vërtetë për të cilën etërit e tyre kanë vuajtur kaq shumë, dhe për të cilën shumë prej tyre kanë dhënë edhe jetën.
Gjithë kjo, që të mos shkojë dëm forca e misterit të Krishtlindjes, që është pikërisht nxitja ndaj asaj që është thelbësore në jetë dhe ndaj motivimeve për të cilat biri i Hyjit është bërë njeri dhe ka ardhur të banojë mes nesh.
Ky është lajmi ynë, ky është urimi ynë, kjo është shpresa jonë.

+ Cristoforo Palmieri c.m.
Ipeshkëv
Dioqeza Rrëshen








All the contents on this site are copyrighted ©.