2013-12-27 17:14:53

Kryeipeshkvi i Seulit: Jezusi lind ku njerëzit duhen, bashkohen, falin


“Uroj që Krishti Fëmijë të lindë në çdo vend, ku njerëzit duhen, bashkohen, shërbejnë, falin”. Kështu shkruan kryeipeshkvi i Seulit, imzot Andre Ieom Soo-jung në mesazhin e tij të Krishtlindjes. Prealti u kujton gjithë të krishterëve rëndësinë e lutjes për njerëzit e shtypur, të varfër, të sëmurë e, sidomos, për vëllezërit verikoreanë. Ipeshkvi nxit për t’iu kundërvënë me forcë plagëve më të thella të shoqërisë: materializmit, ateizmit, vetëvrasjeve, divorceve, papunësisë. Jezusi, kujton ipeshkvi, erdhi ndër ne si dritë në këtë botë të errët, që të zë frymën. Nuk erdhi si hyjni, por si vobektë, si më e përvuajturi njeri, për të shpëtuar pikërisht të përvuajturit.











All the contents on this site are copyrighted ©.