2013-12-27 17:13:53

Benedikti XVI drekoi sot me Papën Françesku në Shtëpinë e Shën Martës


Benedikti XVI shkoi sot në Shtëpinë e Shën Martës, i ftuar për drekë nga Papa Françesku. Ati i Shenjtë e pati takuar për urimet e Krishtlindjes vetëm pak ditë më parë. Përveç Papës së nderit, drekuan me Horhe Mario Bergolion edhe Sekretari për marrëdhëniet me shtetet, imzot Dominik Mamberti dhe imzot Brajën Uells, i Punëve të Përgjithshme në Sekretarinë e Shtetit.








All the contents on this site are copyrighted ©.