2013-12-27 17:14:09

Argjentina feston Krishtlindjen e parë të Papës Françesku


Krishtlindje krejt e veçantë, kjo sivjetmja për Argjentinën. Vendi i Papës Françesku e kremtoi dyfish Solemnitetin, me mendje e zemër në Betlehem, por edhe në Romë. Na e tregon këtë Luis Avelaneda, sekretar i famullisë së San Hosé, kishë e fëmijërisë së Atit të Shenjtë.

Përgjigje: - E ndjejmë mungesën e Tij, por Papa Françesku emëroi kryeipeshkëv të Buenos Ajres imzot Poli-n, bari, që mund ta vijojë ecjen në gjurmët e Papës sonë.

Pyetje: - Si po e jetojnë Krishtlindjen argjentinasit?
Përgjigje: - Familja ime ndodhet në Itali, në Bari. Kur u tregoj sesi e kaluam Krishtlindjen, nuk mund të më besojnë. Këtu është verë, vapë, shumë vapë, por hamë si në Itali. Për traditë: panetone, pulë të pjekur, pijmë verë, shoqëruar edhe me ëmbëlsira... të njëjtat gjëra. Po me këtë vapë, Krishtlindja as që mund të mendohet në Evropë. E pra, gjithsesi, kremtohet si në Evropë: kremtohen Meshë solemne, organizohen Shpella të gjalla Betlehemi. Kombi ynë, që i dha botës Papën Françesku, është thellësisht katolik e me tradita evropiane. Festa jetohet gjithë ndjenjë. Po sivjet ishte e jashtëzakonshme. Të gjitha kremtimet e këtij viti kanë qenë të jashtëzakonshme, sepse Papa Françesku e ka revolucionarizuar edhe jetën tonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.