2013-12-25 13:06:06

Urimet e Papës për Krishtlindje, pas Mesazhit Urbi et Orbi


Ju, të dashur vëllezër e motra, ardhur nga të katër anët e botës në këtë Shesh dhe të gjithë atyre që, nga vende të ndryshme, janë të lidhur përmes mjeteve të komunikimit, ju drejtoj urimin tim: Gëzuar Krishtlindjen!
Në këtë ditë të ndriçuar nga shpresa ungjillore, që vjen nga Shpella e pëvuajtur e Betlehemit, i lypi Zotit dhuratën e gëzimit e të paqes së Krishtlindjes për të gjithë; për fëmijët e pleqtë, të rinjtë e familjet, të varfërit e të shtypurit. Jezusi, i lindur për ne, i ngushëlloftë ata, që janë të vënë në provë nga sëmundja e vuajtja: i ndihmoftë ata, që ia kushtojnë jetën shërbimit të vëllezërve më nevojtarë.
Për shumë vjet Krishtlindjen!








All the contents on this site are copyrighted ©.