2013-12-24 14:02:59

Vizitë e Papës Françesku, Benediktit XVI, për urimet e Krishtlindjes


Dje pasdite, rreth orës 17.00, Papa Françesku shkoi për vizitë tek Papa Benedikti XVI për urimet e Krishtlindjes. Benedikti XVI e priti Françeskun në hyrje të selisë së tij (ish-manastiri Mater Ecclesia). Pas një lutjeje të shkurtër në Kapelë, takimi privat, që zgjati rreth një gjysëm ore, në një nga sallat e strehës papnore. Pastaj Françesku, që shoqërohej nga sekretarët e tij personalë, përshëndeti edhe anëtarët e tjerë të ‘familjes’ së Papës së nderit, imzotin Genshvain dhe Memores Domini, siç quhen rregulltaret, që shërbejnë në këtë seli.








All the contents on this site are copyrighted ©.