2013-12-20 16:36:53

Videomesazhi i Papës për “cartoneros”: me ushqimin që hidhet mund të ushqehet gjithë bota


Me ushqimin që hidhet, mund t’u japim për të ngrënë të gjithë të uriturve të botës: kështu thekson Papa Françesku në videomesazhin drejtuar “cartoneros”. Mesazhin e bëri të njohur dje shoqata argjentinase, që u shpërndan pako mijëra të varfërve. Papa nënvizon se sot, nuk mund të lejojmë që të hidhet ç’mbetet nga tryeza e të pasurve, nuk mund të jetojmë sipas kulturës së hedhurinave, që i konsideron edhe njerëzit sende. Ati i Shenjtë vlerëson punën e “cartoneros”. Ata riciklojnë çdo gjë, që mund të përdoret sërish. Prandaj, Papa i nxit të vazhdojnë të ndihmojnë njerëzit e favelave argjentinase.








All the contents on this site are copyrighted ©.