2013-12-20 16:32:07

Papa Françesku: Italia duhet të luajë kartën e pasurisë kulturore


Të jeni gjithnjë në shërbim të “kulturës së takimit”. Kështu u tha Papa Françesku, funksionarëve të Ceremonialit diplomatik të Republikës Italiane dhe punonjësve të Ambasadës Italiane pranë Selisë së Shenjtë, të cilët i priti në Vatikan. Pasi falenderoi të gjithë italianët, që punojnë në Sekretarinë e Shtetit e në Prefekturën e Shtëpisë Papnore, Papa theksoi përmasën e takimit, në misionin e diplomacisë:
“Për natyrën e shërbimit tuaj, ju jeni në gjendje të favorizoni ‘kulturën e takimit’. Jeni funksionarë të diplomacisë dhe gjithë puna juaj duhet t’u mundësojë përfaqësuesve të vendeve, të organizatave ndërkombëtare, të institucioneve, të takohen sa më frytshëm. Sa i rëndësishëm është ky shërbim!”
Duke pasur parasysh pasurinë e pakrahasueshme kulturore e artistike të Italisë, Ati i Shenjtë i nxiti diplomatët italianë të luajnë me profesionalitet kartën e kësaj trashëgimie për të favorizuar takimin ndërmjet njerëzve e kulturave. E së fundi, festa e Krishtlindjes e urimet e Papës:
“Edhe ata, që nuk janë të krishterë, preken nga mesazhi i lindjes së Jezusit. Uroj, që secili prej jush, ta jetojë intensivisht këtë mister dashurie; uroj që ai të frymëzojë thellësisht edhe shërbimin tuaj”.








All the contents on this site are copyrighted ©.