2013-12-20 17:29:59

Në Gjilan të Kosovës përurohet "Mozaiku i vlerave"


Më 21 dhjetor, në orën 15.00, në Gjilan të Kosovës do të përurohet “Mozaiku i vlerave”. Është fjala për një kompozim me boçe pishash, ku paraqiten Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, don Bosko dhe Nënë Tereza. Autori i kompozimit me gjerësi 15 metra e me lartësi 6 metra, është saleziani don Dominik Qerimi, i cili ka punuar 53 ditë për të. Mozaiku është regjistruar në Komisionin e rekordeve botërore Guiness, të cilit do t’i dërgohen dokumentet për çertifikim më 26 dhjetor. Paraqitja do të bëhet në Sallën e Teatrit të Qendrës Edukative-Shoqërore “Don Bosko” në Gjilan, ku me këtë rast, do të mbahet edhe koncerti i Krishtlindjes, me pjesëmarrjen e koreve të ndryshme nga Kosova.








All the contents on this site are copyrighted ©.