2013-12-20 18:33:38

Në festën e shën Valentinit, Papa Françesku takohet me të fejuarit


Më 14 shkurt 2014, në festën e Shën Valentinit, Pajtor i të dashuruarve, Papa Franòesku do të takohet me të fejuarit për të kremtuar së bashku “Gëzimin e ‘Po’-së përgjithmonë”. Nisma, që mban këtë titull, organizohet nga Këshilli Papnor për Familjen. Në takimin me Atin e Shenjtë, që do të mbahet në Sallën Pali VI në Vatikan, në orën 11.00, janë të ftuar ata të fejuar, që po bëjnë kursin paramartesor në kishë. Deri më 30 janar të vitit të ardhshëm, të interesuarit duhet të paraqesin kërkesën në Zyrën e Familjes së dioqezës ku banojnë, ose duhet të dërgojnë një e-mail në adresën events@family.va.








All the contents on this site are copyrighted ©.