2013-12-19 15:47:00

Rëndë, 51-vjeçari që i vuri flakën vetes në Sheshin e Shën Pjetrit


Rëndë, 51-vjeçari, që sot në mengjes, në orën 8.30, i vuri zjarrin vetes në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Nuk dihen arsyet e këtij gjesti, por dihet se ai kishte me vete një shishe me benzinë, me të cilën u lag para se të ndizte shkrepsen; pranë, një copë letër me numrin e telefonit të së bijës.
I pari, që vrapoi për ta ndihmuar të shuante flakët, qe një prift jezuit, i cili po shkonte në punë në Vatikan. Me mantelin e pastaj me xhaketën u përpoq të shuante flakët, të cilat arritën t’i shuanin plotësisht vetëm policët, që erdhën më vonë. Burri u dërgua menjëherë në spital, ku akoma ndodhet për djegje të rënda të trupit. Në spital u mjekuan edhe dy policët, me probleme në frymëmarrje e me djegje në duar.








All the contents on this site are copyrighted ©.