2013-12-19 15:49:03

Papa pret kryeministrin e Sh. Vençencit dhe Grenadinës: familja dhe jeta në qendër të bisedimeve


Papa Françesku priti sot paradite kryeministrin e Shën Vinçencit dhe Grenadinës, Ralf Everard Gonsalves. Gjatë bisedimeve, njofton një komunikatë e Zyrës së Shtypit të Vatikanit, “u përmenden çështjet me interes të përbashkët, si mbrojtja e ejtës dhe e familjes, edukmi dhe dialogu ndërfetar. Në fund u përmendën disa tematika që kanë të bëjnë me vendet e rajonit dhe me bashkëpunimin në rrafshin e organizatave rajonale. Shën Vinçenci dhe Grenadina është një shtet në Antilet e Vogla dhe përbëhet prej më se 120 ishujve.








All the contents on this site are copyrighted ©.