2013-12-19 15:36:46

Nisma lutjesh në përgatitje të Sinodit të jashtëzakonshëm të ipeshkvijve


Asambleja e ardhshme e përgjithshme e Sinodit të Ipeshkvijve do të zhvillohet në tetor 2014 e do të ketë për temë “Sfidat baritore të familjes në kuadrin e ungjillëzimit”. Që tani, Kisha Katolike ka filluar të lutet, që Hyji t’i shndrisë pjesëmarrësit për ta shqyrtuar katërcipërisht çështjen e për të marrë vendimet e duhura për të ardhmen. Në të gjithë botën, janë ndërmarrë nisma në këtë drejtim.
Të dielën, më 22 dhjetor, imzot Vinçenco Palja do të kryesojë meshën në Bazilikën “Sagrada Familia” të Barcelonës.
Më 29 dhjetor, në Festën e Familjes Shenjte, në Bazilikën e Lajmërimit të Zojës në Nazaret, Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit, imzot Lorenco Baldiseri do të kremtojë meshën, gjatë së cilës do thuhet lutja për Sinodin. Me të njëjtin ndjet, do të kremtohet mesha nga Legati papnor, imzot Xhovani Tuçi, në Shenjtëroren e Shtëpisë Shenjte në Loreto.
Në Engjëllin e Tënzot të po asaj të diele, Ati i Shenjtë do të thotë një lutje të veçantë për familjen, shkruar nga ai vetë. Bazilikat e Loretos e të Nazaretit do të lidhen me televizion, drejtpërdrejt me Sheshin e Shën Pjetrit.








All the contents on this site are copyrighted ©.