Ju ftojmë të ndiqni antifonat e mëdha të nëntëditshit të Krishtlindjes, së bashku
me leximet e përditshme biblike, në pritje të Ardhjes së Zotit.
16 dhjetor:
“Ja, pra, do të vijë mbreti, Zoti i qiellit e i tokës, që do të flakë tutje zgjedhën
e skllavërisë”. Biri i Zotit bëhet bir njeriu për t’ia rikthyer dinjitetin dhe
lirinë atij, që e ndjek pas. Leximet: Libri i Zanafillës 3-1-4; Letra e Shën Palit
drejtuar Romakëve, 1,18-26.
17 dhjetor:“O dije, që del nga goja
e të Tejetlartit, që shtrihesh në kufijtë e botës e gjithçka e sundon me ëmbëlsi
e forcë, mësonae udhën e urtisë!”. I lutemi Krishtit të na prijë deri në përtëritjen
e plotë të botës, në ditën e gjykimit. Leximet: Libri i Zanafillës 3-14-20; Letra
e Shën Palit drejtuar Romakëve, 5,12-21.
18 dhjetor:“O Zot, ti prijës
i shtëpisë së Izraelit, që iu duke Moisiut në flakën e kaçubës, e mbi Malin Sinai
na dhe ligjin: eja e na çliro, me krahun tënd të fuqishëm shpërvjelur”. Leximet:
Libri i Zanafillës 17-15-23; Letra e Shën Palit drejtuar Romakëve, 4,13-23.
19
dhjetor: “O filizi i Jeses, që lartohesh si shenjë për popujt. Të heshtin para teje
mbretërit e tokës e kombet të të luten; eja, na çliro, mos vono!”. Izaia profet
shikon Mesinë, që lartohet si “shenjë për popujt”. Ai vjen të sjellë drejtësi e paqe.
Leximet: Libri i Ligjit të Përtërirë 15-13-20; Veprat e Apostujve, 3,17-26.
20
dhjetor: “O çelësi i Davidit, skeptër i shtëpisë së Izraelit, që çel, e askush nuk
mund të mbyllë; mbyll, e askush nuk mund të çelë, eja, çliroje njeriun e burgosur,
të zhytur në errësirën e vdekjes”. Mesisë i përket detyra të hapë portën e Mbretërisë,
ose ta mbyllë. Ne i lutemi: eja, të na çlirosh!”. Leximet: Izaia 28,14-20. Letra
e Shën Palit drejtuar Romakëve, 10,5-11.
21 dhjetor: “O yll, që lind, shkëlqim
i dritës së amshuar, diell i drejtësisë, eja, ndriçoje atë, që ecën në lugje të verbëta”.
Është figura e rikthimit të Krishtit në fund të kohëve, kur shkëlqimi i dritës së
Tij, do të ketë ngadhënjyer mbi errësirën, që vijon t’i nxijë shpirtra e zemra. Leximet:
1 Samueli 2,1-10; Luka 1,26-38.
22 dhjetor: “O mbret i popujve, i pritur
nga të gjitha kombet, gur këndi, që i bashkon popujt në një popull të vetëm, eja e
shpëtoje njeriun, e mbrujtur prej balte”. Kisha i kërkon Zotit të vijë e ta shpëtojë
njeriun, që Zoti e krijoi sipas shembëllytyrës së vet, por që mëkati e rrënoi. Leximet:
Izaia 9,1-6; Luka 1,39-46.
23 dhjetor: “O Emanuel, mbreti ynë e ligjvënësi
ynë, shpresë e shpëtim i popujve, eja të na shpëtosh, o Zot, Hyji ynë!”. Ligjvënësi
ynë i vërtetë është Krishti, që na çliroi nga zgjedha e Ligjit. Judenj e paganë të
bashkuar, e presin si mbretin e tyre e shëlbuesin e tyre. Leximet: Izaia 7,10-16;
Mateu 1,18-25.
24 dhjetor: “Kur të lindë dielli në qiell, do ta shikoni
Mbretin e mbretërve, i njëgjëjtë me Atin, si dhëndër, që del nga gjerdeku.” Mbreti,
shëlbues e dhëndër, vjen në Betlehem për të shujtuar grigjën me bukën e qiellit.Leximet:
Mikea 5,1-5; Luka, 2,1-8.