2013-12-16 14:48:09

Krishtlindja, në kryevepra proze: Lambert Noben: “Pse linda”(XIV).


Në emisionin XIII të rubrikës “Krishtlindja, në kryevepra proze”, Lambert Noben, me meditimin “Pse kam lindur”.
Noben, shumë i njohur në botë, pak në Shqipëri, lindi në Hoelbeek të Belgjikës, në vitin 1940. U rrit në Brazil e, më 1968, hyri në Kongregatën e Veprave Misionare. Ky meditim u bë shpejt i njohur në gjuhë të ndryshme, si shumë shkrime të tjera të misionarit belg:

Kam lindur lakuriq, thotë Zoti,
Që ti të mos jesh si gjarpër nën gur!

Kam lindur varfanjak
Që të jem për ty unë plang e mal e vërri.

Kam lindur në një stallë,
Që muzgun vetëm të mos e përballosh.

Kam lindur i ligësht, thotë Zoti,
Që të mos kesh frikë nga unë.

Kam lindur për dashuri,
Që qyqe vetëm të mos jetosh në shekull.

Kam lindur natën,
Që ty të marrë malli për dritë.

Linda si ti, i brishtë, thotë Zoti,
Që të mos kesh turp se je, ai që je!

Zbrita mbi tokë njeri,
Që ti të lartohesh tek Zoti.

Linda i munduar,
Që ti ta pranosh edhe dhimbjen.

Linda në thjeshtësi,
Që jeta jote të mos jetë e ngatërruar.

Linda nën strehën tënde, thotë Zoti,
Për të prirë kah streha e Atit!








All the contents on this site are copyrighted ©.