2013-12-12 16:08:15

Ukrainë: Kryeipeshkvi i Kievit bën thirrje për dialog


“Kisha është me popullin e vet”, sepse është “shpirti i tij thellë” dhe si i tillë merr pjesë dhe ndan çastet më të rëndësishme dhe vendimtare të historisë së tij. Kisha zbret në fushë si “forca lutëse e Shpirtit”, si prani ndërmjetësuese, duke përsëritur fjalët e Papës Françesku: Dialog, dialog, dialog”. Kështu e shpjegon vendimin për të ndenjur përkrah protestuesve kryeipeshkvi i Kievit dhe kryetari i Kishës greko-katolike të Ukrainës Sviatoslav Shevchuk. “Përjetojmë çaste të errëta”, thotë në një intervistë dhënë agjencisë Sir, ku kujton se Kishat në Ukrainë – katoliket, ortodokset dhe protestantet, por edhe myslimanët dhe hebrenjtë – kanë bërë të njëjtën thirrje: “Para së gjithash, shton udhëheqësi i Kishës greko-katolike, për të përsëritur përjashtimin e çdo lloj dhune dhe për t’i kërkuar qeverisë të heqë dorë nga dhuna e të fillojë të dëgjojë. Sepse alternativa e vetme e dhunës është dialogu. Kujtuam fjalimin e bujshëm të Papës Françesku për politikanët brazilianë: ‘dialog, dialog, dialog’. Jemi dhe duam të jemi mbështetësit e dialogut. Dhe kërkojmë të hapet një tryezë kombëtare e bisedimeve, që të gjitha forcat e vendit, së bashku, të mund të vendosin të ardhmen e Ukrainës. Një tryezë që bëhet shesh bisedimesh, ku mund të merren vendime të përbashkëta. E pastaj Kishat luten, sepse jemi të bindur se fatin e të gjithë popujve, pra edhe fatin e këtij vendi, e ka në dorë Zot







All the contents on this site are copyrighted ©.