2013-12-11 16:45:22

Papa Françesku, Personazhi i Vitit për Time. Atë Lombardi: Shenjë pozitive për shpalljen e Ungjillit


Personazhi i Vitit 2013 për revistën Time është Papa Françesku. Lajmin e dha drejtoresha e të përjavshmes së bujshme amerikane Nancy Gibbs. Françesku është Papa i tretë që emërohet “personazhi i vitit” nga revista Time. Në vitin 1962 u zgjodh Gjoni XXIII dhe në vitin 1994 Gjon Pali II. Lajmin e komentoi sot Atë Federico Lombardi:RealAudioMP3

“Lajmi nuk çudit, nëse kemi parasysh sa shumë e tërhoqi vëmendjen zgjedhja e Papës Françesku dhe fillimi i papnimit të tij. Është shenjë e mirë që njëri nga vlerësimet më të larta në rrafshin e shtypit ndërkombëtar i jepet dikujt që i kumton botës vlerat shpirtërore, fetare e morale dhe flet me forcë në dobi të paqes e të një drejtësie më të madhe. Papa, nga ana e vet, nuk kërkon famë e sukses, sepse ai kryen shërbimin e vet ndaj Ungjillit dhe dashurisë së Hyjit për të gjithë. Nëse kjo bën për vete gra e burra dhe u jep shpresë, Papë është i kënaqur. Nëse kjo zgjedhje e “njeriut të vitit” do të thotë se shumë vetë e kanë kuptuar – të paktën tërthorazi – këtë mesazh, kjo sigurisht e gëzon”.








All the contents on this site are copyrighted ©.