2013-12-11 16:43:56

Festa e Zojës së Guadalupes. Papa uron që Amerika të jetë tokë, që e respekton jetën njerëzore në të gjitha fazat e saj


Në audiencën e përgjithshme, Papa Françesku, duke folur spanjisht, kujtoi se nesër kremtohet festa e Zojës së Guadalupes, pajtore e gjithë Amerikës. Ishte rast i përshtatshëm, për t’i drejtuar përshëndetjen e tij gjithë banorëve të Kontinentit:

“Dukja e figurës së Virgjërës, në tilma-n apo mantelin e Huan Diegos, ishte shenjë profetike e përqafimit të Marisë. Zoja i përqafonte, kështu, të gjithë banorët e tokave të pafundme amerikane, ata që ishin, e ata që do të vijnë. Ky përqafim i Marisë tregoi udhën, në të cilën eci gjithnjë Amerika; tokë, ku mund të bashkëjetojnë popuj të ndryshënm; tokë, e aftë për ta respektuar jetën njerëzore në të gjitha fazat e saj, nga kraharori i nënës, në moshë të shtyrë; tokë, që di t’i presë emigrantët e, po ashtu, edhe të varfërit e të shtypurit e të gjitha kohëve. Amerika, tokë bujare!”.Prej këndej, Papa i nxiti banorët e Kontinentit amerikan, t’i mbajnë krahët hapur, si Zoja e Bekuar, me dashuri e dhembshuri për të gjithë.







All the contents on this site are copyrighted ©.