2013-12-09 15:42:03

Fushatë ndërkombëtare kundër urisë


Karitasi Ndërkombëtar organizon fushatën ndërkombëtare në mbështetje të së drejtës për ushqim, me rastin e ditës botërore të të drejtave të njeriut. Fushata mban titullin: “Një familje e vetme njerëzore –ushqim për të gjithë”.
Ngjarja, që organizohet në Romë, do të hapet me një konferencë për shtyp në Bazilikën e Shën Çeçiljes dhe me një çast lutjeje në Kishën e Shën Françeskut në Ripa. Të gjitha kishat e botës, të cilat do të bashkohen me këtë nismë, do të lidhen në një rrjetë lutjeje e solidariteti. Po nesër Papa Françesku do të japë një videomesazh me këtë rast. Më 11 dhjetor 2013 një delegacion i Karitasit do të marrë pjesë në audiencën e përgjithshme me Atin e Shenjtë, i cili do ta përmendë edhe një herë këtë fushatë.








All the contents on this site are copyrighted ©.